fbpx

‘Kanë filluar të kopjojnë’, Maestro ironizon banorët e Big Brother Vip Albania

nga Revista Kosovarja

Ish-banori i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Armaldo Kllogjeri ose ndryshe i njohur si Maestro, ka ironizuar banorët e BBV3 nëpërmjet një Instastory.

Ai postuar një video ku komenton lojën e banorëve të këtij edicioni. Në një moment ai nuk lë pa e krahasuar lojën e tyre me të vetën, duke i akuzuar si kopjacë.

Maestro kujton për publikun momentin kur doli nga shtëpia pa përshëndetur asnjë banor, veprim i cili është përsëritur edhe këtë vit, nga Sara mbrëmjen e djeshme.

“Jam në Toronto, dola të pi një birrë se na lodhi kokën ai Big Brother, na e mori shpirtin. Çfarë të bëjmë, më thoni ju mua? Kanë filluar të kopjojnë si duhet të dalësh nga shtëpia pa i dhënë dorën njërit e pa i dhënë dorën tjetrit. Kush kopjon ngel në klasë thonë”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]