fbpx

Kapen mallra të kontrabanduara në afërsi të Zubin Potokut

nga Revista Kosovarja

Njësitë e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës, të mbështetura nga Policia e Kosovës, kanë parandaluar katër raste të kontrabandës në afërsi të Zubin Potokut.

Si rezultat, sipas njoftimit të Doganës, është arritur zbulimi i katër rasteve me mallra të kontrabanduara, si dhe është sekuestruar malli; Birra 30 pako, majonez– 7 pako; 24 komplete x 4 bidone x 5 litra – 580 litra alkool të koncentruar; pije joalkoolike– 150 komplete (origjina Serbi); pije joalkoolike– 202 komplete dhe një automjet transportues me targa të huaja/i pazhdoganuar.

Sipas komunikatës së Doganës, ky veprim i përbashkët ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës në këtë pjesë të vendit.

“Aktivitetet e përbashkëta vazhdojnë dhe janë një shenjë e përkushtimit të vazhdueshëm të autoriteteve për sigurinë dhe ligjin në vend. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të bashkëpunojnë në përforcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në territorin e vendit” – thuhet në kumtesën e Doganës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=779024404260693&id=100064594213735&ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]