fbpx

Kapet i dënuari që i kishte ikur pasi kishte sulmuar Valon Sylën

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar sot pasdite nga policia në në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për Kenan Hasanin – i dënuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që kishte ndodhur më herët dhe kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Hasani ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ai kishte shmangur ekzekutimin e dënimit dhe ishte në kërkim nga organet e rendit.

Arrestimi sipas Sinjalit është bërë më 24 prill 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Silifike” në Fushë Kosovë, ku njësitet e zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë ndërhyrë dhe e kanë lokalizuar Hasanin, duke e dërguar më pas në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.

Vlen të theksohet se ata që dolën para gjykatës për këtë rast, u shprehën me një qetësi të padurueshme që “nuk i njohin ligjet e Kosovës, veç ligjin e Allahut”.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]