fbpx

Kaq ‘shije të keqe’ i paska lënë Mozzik: Loredana habit me deklaratën për martesë

nga Revista Kosovarja

Loredana Zefi ka kohë që i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik por dyshja vazhdimisht përfliten në media dhe rrjete sociale.

Madje çdo deklaratë e tyre shihet me një sy tjetër dhe gjihmonë dyshimet e para shkojnë se janë dedikime apo thumba për njëri-tjetrin.

E tille ishte edhe deklarata e fundit e artistes, ku foli rreth martesës.

Në një video që reperja publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.”

Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”

Kjo përgjigje e saj nuk ka si të mos lidhet me Mozzik dhe lidhjen e tyre me shumë ulje dhe ngritje.

Çifti ishin kurorëzuar në ditën e ardhjes në jetë të vajzës së tyre Hanës, për t’u ndarë, ribashkuar e ndarë prapë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]