fbpx

Karriera e tyre ndërpritet pasi krijojnë lidhje: Ku u ‘zhdukën’ Gjira dhe Valza

nga Revista Kosovarja

Dikur ndër këngëtaret më të njohura dhe me të dashura, ndërsa pasi u lidhen apo edhe u martuan nuk shihen gjëkundi.

Gjira Kajtazi dhe Valza Zhegrova ishin në kulmin e suksesit të tyre kur vendosën të shkëputen nga karriera e tyre, por arsyeja e tyre e vërtet nuk është zbuluar asnjëherë, mirëpo ka shumë aludime se ato pasi kanë hyre në lidhje janë shkëputur përfundimisht nga skena.

Gjira Kajtazi, dikur ishte reperja më me famë në Kosovë, tekstet e saja arritën t’i godasin të gjithë konkurrentet në rep dhe arriti të krijoj publikun e saj. Ajo është shkëputur prej disa vitesh nga muzika dhe iu është përkushtuar familjes dhe punës. Tani ajo jeton në Gjermani me burrin dhe fëmijët.

Nëna e dy fëmijëve shpesh herë tregon se e merr malli për muzikën, por nuk ka ende një iniciativë për t’u kthyer.

Ajo ka thënë se me ardhjen në jetë të dy fëmijëve, prioritetet e saja kanë ndryshuar, megjithatë i pëlqen shumë mëmësia dhe përkushtimi ndaj vajzës dhe djalit. Gjira Kajtazi rrëfeu se gjatë kësaj periudhe ka ardhur shpesh në Kosovës për shkak të prindërve të saj, por theksoi se nuk mendon të kthehet për të jetuar në atdhe, pasi ka krijuar jetën e saj në Gjermani.

“Mungesën e ndjen, por mua më përshtatet me shumë kështu, edhe fëmijët kënaqen” ka thënë ish-reperja.

Kënga e saj e fundit që ka bërë bujë ishte në vitin 2014.

“E kam bërë për qejf dhe kur kisha ndonjë ide e nxirrja ndonjë këngë, dhe më pas nisja jetën time reale në Gjermani, ku punoj. Më pëlqen më shumë jeta reale. Më merr malli për muzikën, e dua dhe e bëj me shpirt. Gjithçka që e kam bërë e kam bërë me përkushtim, e pasion. Normalisht nuk mund ta heqësh nga zemra. E kam krijuar një lloj komforti. Më pëlqen muzika, por me famën jo të gjithë ndihen rehat, me vëmendjen. Të bëhesh nënë është ndryshim i madh. Ndryshojnë prioritetet, dua 100 për qind t’i përkushtohem fëmijëve dhe më pëlqen shumë ta bëj këtë”, është shprehur më parë Gjira.

Ndërsa sa i përket këngëtares , Valza Zhegrova, ajo kur filloi karrierën ishte një ndër zërat më të pëlqyer, por nuk është se u zgjati shumë.

Kënga e saj e fundit ishte në bashkëpunim me Kanitën të titulluar “Hala”, e që ishte kthyer pa dyshim në një nga hitet e sezonit veror.

Valza Zhegrova para pak ditësh postoi në llogarinë e saj në Instagram shkëputjen nga muzika. E sipas artistes kjo është vendosur për shkak të studimeve jashtë vendit. Ky lajm u bë publik, menjëherë pas konfirmimit të lidhjes së saj me avokatin nga Prishtina, Nazmi Vërtopi.

Largimi nga jeta publike padyshim se do ta ndihmoj ta shijoj këtë raport.

“Me të dashurit, përkrahesin e muzikës time, dëshiroj ta ndaj me juve lajmin se që nga sot kompania menaxhuese ka ndërprerë kontratën e bashkëpunimit në mes nesh. Muzika ka qenë dhe do mbetet njëra ndër pasionet e mia të veçanta, por pas një angazhimi 2 vjeçar, kam vendosur qe ta përfundoj karrierën time në muzikë dhe të vazhdoj rrugëtimin tim me studimet dhe anën profesionale në Belgjikë. Besoj dhe shpresoj që do ju kem përkrah gjithmonë. Me dashuri e juaja, Këngëtarja e re, Valza Zhegrova”, ka njoftuar ajo.

Ndryshe, as njëra dhe as tjetra nuk e kanë pranuar apo edhe konfirmuar saktë largimin e tyre të vërtetë. A bëhet fjalë për xhelozi apo vetëm po kërkojnë kohën e tyre, mbetët të shihet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]