fbpx

Katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

nga Revista Kosovarja

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, në fshatin Bresje në Fushë Kosovë dhe në të janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi ka bërë të ditur se njësitet policore janë marrë me procedurat në vendngjarje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]