fbpx

Katy Perry tregon se si mësoi të bënte trukun viral të ‘syrit të kukullës’

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, zbuloi në një TikTok se ajo mësoi se si të bënte një lëvizje të quajtur “syri i kukullës” – në të cilën mban njërin sy mbyllur dhe tjetrin të hapur.

Artistja e famshme elaboroi tutje se pjesa kur bën grimin, posaçërisht tek sytë, është ajo që e ka ndihmuar të shfaqet në një gjendje të tillë.

Ylli i popit tha gjithashtu ndërsa demonstroi lëvizjen: “Unë mund të mbyll një sy në një kohë dhe prapë, si të ruaj të gjithë funksionin”.

Truku i veçantë i Perryt u bë viral për herë të parë në tetor 2022, kur një video e saj duke bërë “syrin e saj të kukullës” në koncert tërhoqi vëmendjen e shumë fansave.

Në atë kohë, ajo madje e shtypi gishtin për t’i bërë të dukej sikur po përpiqej të mbante qepallën e saj që të mos i binte.

Reagimet e fansave varionin nga habia në konfuzion, disa të tjerë e konsideruan si një moment argëtues.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]