fbpx

Kejvina Kthella në mbështetje të Gjestit: “Shumë dakord me çdo fjalë tënden”

nga Revista Kosovarja

Kejvina Kthella ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Gjestin, ish-banor i “Big Brother VIP Albania”, duke ndarë një postim ku ai flet për sfidat dhe paragjykimet me të cilat është përballur.

Në mesazhin e tij, Gjesti flet për sakrificat, mundin dhe vështirësitë që ka kaluar, duke përmendur edhe barrierat që brezi i ri has në rrugën drejt suksesit. Ai thekson se shpeshherë, personat që nuk kanë arritur suksesin e tyre, nuk i hapin rrugën të rinjve, duke krijuar një efekt zinxhir në shoqëri.

Kejvina, duke ripostuar mesazhin e tij, shkroi: “Shumë dakord me çdo fjalë tënden”, duke e shoqëruar me një zemër dhe një emoji muskujsh, si shenjë mbështetjeje për të.

Ky reagim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi situatën e krijuar brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]