fbpx

Kek i butë me mandarina

nga Revista Kosovarja

Jemi në stinën e mandarinave të mira e të shëndetshme ndaj përfitoni të përgatisni receta të mrekullueshme me to.

E tillë është receta e kekut të butë të mbushur me mandarina dhe lëkura mandarinash.

Një përgatitje e shpejtë që do t’ju ëmbëlsojë ditët tuaja të dimrit.

Përbërësit
450 gr mandarina

100 ml vaj ulliri

300 gr miell

2 vezë

16 gr pluhur fryrës për ëmbëlsira

300 gr sheqer

100 ml kos

Sheqer pluhur

Përgatitja

Merrni pak nga lëkura e tyre dhe hidheni në një mikser, po ashtu edhe pjesën tjetër të mandarinave të qëruara.

Shtoni kosin, vezët, sheqerin, vajin, miellin dhe pluhurin pjekës tek mikseri.

Vendosni kapakun e mikserit dhe përzieni të gjithë masën derisa të formohet brumi.

Bëni gati një tavë pjekje rrethore, lyejeni me gjalpë dhe miell e më pas hidhni brumin tek tava.

Tundeni pak tavën e kekut në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit tek brumi.

Ndizni sobën në temperaturën 180 gradë dhe futeni kekun të piqet kur furra të jetë e ngrohtë.

Lëreni në furrë për 75 minuta, por pas 30 minutave të para mbulojeni kekun me një letër pjekje.

Pasi të jetë pjekur plotësisht, hiqni letrën dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

Në fund spërkateteni kekun tuaj me pak sheqer pluhur për më shumë shije.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]