fbpx

Kek me kakao dhe shërbet

nga Revista Kosovarja

Kek me shije fantastike

150 gr sheqer
250 ml qumësht
2 vezë
120 gr gjalpë
200 gr miell
80 gr kakao
1 zarf pluhur pjekës

Për shërbetin:

200 ml ujë
200 gr sheqer
1 lugë kakao

Për mbulim
300 gr çokollatë për ëmbëlsira
50 ml qumësht
Arrë kokosi

Fillimisht vendosim shërbetin të ziehet dhe e lëmë të ftohet. Në një tas të madh bashkojmë miellin me kakaon dhe pluhurin pjekës. Në një tas tjetër rrahim gjalpin e shkrirë me sheqerin, qumështin dhe vezën. Shtojmë miellin me një sitë te përbërësit e lëngshëm dhe i rrahim që të bëhen një masë. E kalojmë masën në një tavë të lyer me gjalpë dhe e vendosim në furrë me 200 gradë për 35-40 minuta. Sapo ta nxjerrim nga furra do ti shtojmë shërbetin. Shkrijmë çokollatën me qumështin dhe ia shtojmë ëmbëlsirës lart. E spërkasim me arrë kokosi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]