fbpx

Kendall Jenner fotografohet duke u fshehur me të dashurin e ri?

nga Revista Kosovarja

Kendall Jenner është fotografuar me reperin, Bad Bunny, duke dalur nga një “party”. Kjo afërsi ka ngritur dyshime nëse në mes dyshës ka filluar një lidhje romanike.

Është e paqartë nëse Jenner, 27 vjeç, dhe Bad Bunny, 29 vjeç, mbërritën së bashku, por ata u fotografuan duke u larguar nga darka me të njëjtin automjet në fund të mbrëmjes.

Teksa modelja tentoi të mbulonte fytyrën me dorë për të shmangur paparacët, performuesi i “Party” dukej pak më i relaksuar pranë paparacëve.

Më herët në mbrëmje, Jenner mori pjesë në ceremoninë vjetore të Oscars të “Vanity Fair” së bashku me shoqen e saj Hailey Bieber dhe motrën Kylie Jenner.

Ajo u shfaq me të njëjtin fustan Jean Paul Gaultier që kishte veshur Marion Cotillard në shfaqjen e çmimeve të vitit 2008, ku ylli francez fitoi aktoren më të mirë për “La Vie en Rose”.

Kendall dhe Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, kanë qenë në qendër të thashethemeve për romancë që nga muaji i kaluar.

Çifti u pa për herë të parë në darkë në mes të shkurtit, megjithëse u siguruan që të largoheshin nga dalje të veçanta.

Kujtojmë se Kendall Jenner dhe Bad Bunny u panë duke u përqafuar dhe ndoshta edhe duke u puthur pas një takimi javën e kaluar, atyre iu bashkua Kylie, 25 vjeç, dhe shoku i tyre i ngushtë Taco, emri i vërtetë i të cilit është Travis Bennett.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]