fbpx

Këngëtar i njohur i muzikës popullore humb betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 58-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Një lajm i keq është bërë me dije ditën e sotme, teksa mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 58-vjecare, këngëtari i njohur i muzikës popullore, Nevruz Nuredini. Artisti nga Elbasani ka humbur betejën me një sëmundje e rëndë, në Itali, ku ishte në kujdesin e mjekëve.

Familja Nuredini dhe miqtë e tij kanë njoftuar lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të papritur.

Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme. Gjatë karrierës së tij artistike ai i ka interpretuar mjaft këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe gjatë dekadës së fundit, ndërsa mbetej një prej këngëtarëve më të preferuar të Elbasanit dhe jo vetëm, për muzikë tradicionale dhe eventet e ndryshme popullore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]