fbpx

Këngëtari i njohur shqiptar i kërkon “divorcin” live në emision gruas së tij

nga Revista Kosovarja

Këngëtari shqiptar, Devis Xherahu, së fundi ishte i ftuar në “E diell”.

Në këtë emision u zhvilluan shumë lojëra të ndryshme.

Kësaj radhe atij iu kërkua që ta telefononte gruan e tij live gjatë emisionit dhe t’ia kërkonte divorcin.

Xherahu e pranoi sfidën duke thënë se bashkëshortja e tij e njihte atë dhe se do ta kuptonte se do të ishte shaka.

Këngëtari e vazhdoi lojën derisa ndërhynë lojtarët e tjerë dhe filluan të qeshnin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]