fbpx

Këngëtari shqiptar shumë pranë fitores në “Sanremo 2021”

nga Revista Kosovarja

Sipas sondazheve të publikuara pak më parë, këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta shihet si favorit absolut për të fituar Sanremon.

Publiku dhe juria janë pothuajse në një mendje për të shpallur fitues këngëtarin shqiptar. Kujtojmë se tre vite më parë, Meta fitoi Sanremon në një bashkëpunim. Këtë vit ai vjen me një këngë dashurie

Ai tha:

Një milion gjëra për të thënë. Është një këngë dashurie shumë e thjeshtë, tingulli i së cilës nuk përcaktohet në mënyrë të veçantë. Pastaj muzika bëhet për veshët, jo për fjalët.

Tre këngët e para në Sanremo 2021 do të shpallen gjatë mbrëmjes Finale të edicionit të 71-të të Festivalit Italian të Këngës, planifikuar për sonte, e shtunë, 6 mars 2021.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]