fbpx

Këngëtari shqiptar vaksinohet kundër COVID-19

nga Revista Kosovarja

Ardit Çuni ka marrë vaksinën kundër COVID-it.

Në Shqipëri tash e sa ditë po vazhdon vaksinimi i qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.

Madje, qeveria shqiptare mundësoi edhe vaksinimin e disa mjekëve nga Kosova, ndërsa procesi për qytetarët e tjerë atje po vazhdon.

Së fundi, këngëtari Ardit Çuni me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

“E kryer, doza e parë, vaksina e COVID-it”, ka shkruar Arditi sipër fotos ku shihet mjekja duke ia injektuar vaksinën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]