fbpx

Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë, fejohet

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Adele dhe partneri i saj, një nga agjentët më të pasur sportivë të NBA League, Rich Paul , dyshohet se u fejuan fshehurazi të enjten.

Paul i propozoi këngëtares në vendlindjen e saj Tottenham dhe Adele e ndau menjëherë lajmin e lumtur me miqtë dhe familjen e saj.

Unaza e fejesës ka qenë plot katër karatësh me ari.Çifti ka planifikuar që dasma te mbahet vitin e ardhshëm.

Çifti së pari njoftoi publikisht lidhjen e tyre në korrik 2021, kur ata ishin së bashku në një lojë NBA.

Burimet pohojnë gjithashtu se Adele po kthehet për të jetuar në Britaninë e Madhe pas qëndrimit të saj në Los Angeles.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]