fbpx

Këngëtarja serbe Tea Tairovic paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën “Leje” të Ronela Hajatit

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja serbe, Tea Tairovic ka krijuar kaos në skenën e muzikës në Serbi me albumin e saj të ri “Balkanija”, të cilin e publikoi pothuajse pa paralajmërim.

Edhe pse të gjitha këngët e saj u bënë hite, dhe në 48 orë ajo tashmë ka disa milionë shikime në YouTube, kënga “Dubai” ishte ajo ra në sy.

Siç mëson Kurir.rs, kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.

Ajo që është interesante është se kjo këngë në origjinal është interpretuar nga Ronela Hajati, e cila njihet edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e sivjetmë në Torino.


Ronela që nuk kaloi në finale të kompeticionit, shkaktoi një skandal të vërtetë kur në fund të performancës së saj tregoi shenjën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]