57
Policia sot në orët e pasdites ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pas marrjes së informatës, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke evakuuar personat që ishin në aeroport, në perimetrat e sigurisë.
Klan Kosova ka siguruar fotografi nga aeroporti, ku udhëtarët shihen të larguar nga hapësirat e brendshme të aeroportit, në një permetër të caktuar.