fbpx

Kërpudha të mbushura me djathë dhe përshutë

nga Revista Kosovarja

Nëse nuk e dini çka të përgatisni për dreke dhe jeni adhurues të këpurdhave, atëherë kjo është një recetë që patjetër duhet provuar.

Përbërësit e nevojshëm:

500 g kërpudha

100 g djathë

100 g proshutë

një lugë mustardë

1 qepë

një lugë erëza të thatë

një lugë salcë kosi

pak vaj

Mënyra e përgatitjes:

Lani kërpudhat dhe i ndani nga kërcellet dhe shtoni pak vaj, pastaj në një tavë vendosni kërpudhat dhe bëni gati për në furrë. Vendoseni në furrë në 200 gradë të piqen ngadalë. Gjatë kësaj kohe, përgatiteni mbushjen.

Prisni imët qepën, kërcellin e kërpudhave, proshutën dhe djathin. Në një tigan, skuqni kërpudhat, qepët dhe proshutën në një nxehtësi të ulët në pak vaj. Pastaj shtoni erëz të thatë, mustardë dhe në fund salcën e kosit. Përzieni gjithçka mirë.

Merrni kërpudhat gjysmë të pjekura nga furra dhe mbushni ato me përzierjen e përgatitur, kthejeni ato në furrë në të njëjtën temperaturë dhe piqni për disa minuta më shumë për të pjekur gjithçka bukur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]