Sot në Kosovë po ashtu pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale bore. Nuk priten reshje të mëdha. Reshjet do të jenë pak më intensive në viset kodrinore-malore.
Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot i ftohtë, ndërsa gjatë ditës priten kthjellim gradual i motit, fillimisht në viset bregdetare, pastaj edhe në viset tjera. Reshje nuk priten.
Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore.
Ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohtë. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende në viset konntinentale sidomos në Kosovë priten reshje të herëpashershme bore sidomos në viset kodrinore-malore.