Vala

Gëzime Krasniqi kurorizoi dashurinë e saj me martesë me djalin e vetëm të këngëtares së njohur Remzie Osmani.

Ajo u bë e njohur dhe pjesë e mediave rozë që nga lidhja dashurore me Hamzën, shkruan “Kosovarja”.

Dasma madhështore që bëri familja për djalin hasret u komentua aq shumë nga të gjithë.

Familja Hamzaj ndau vazhdimisht përmes rrjeteve sociale të gjitha momentet nga dasma.

Kjo dasmë i bashkoi edhe shumë fytyra publike në një vend, të cilat nuk kaluan pa vëmendje.

E për shkak të famës që mori nga kjo dasmë Gëzimja u komentua edhe pas dasmës për të gjitha aktivitetet e saj.

U shkru e fol edhe për marëdhëniet e saj me familjen e burrit.

Si duket ajo ka raporte shumë të mira me vjehrren e saj Remzien.

Kjo e fundit ka postuar një video në Instagram ku e quan Gëzimen me emrin përkëdhelës “nuse-nuse”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË