fbpx

Kështu përgatisin grekët speca të mbushur

nga Revista Kosovarja

Nëse kërkoni ide të reja për vaktin e drekës, kjo recetë është mu për ju

Përbërësit:

– 6 speca gogozhare;
– 360 g mish toni;
– 250 ml jogurt grek;
– 1 lugë mustardë;
– 1 qepë e re;
– lëng nga gjysmë limoni;
– 80 g kikirikë;
– kripë;
– piper;
– 50 g kaçkavall.

Përgatitja:

Pritni specat përgjysmë, vendosni në një tepsi dhe piqni në furrë në 220 gradë Celsius rreth 20 minuta.

Gjatë kësaj kohe bëni shtesën. Përzieni mishin e peshkut ton, jogurtin grek, mustardën, qepën e re, lëngun e limonit dhe kikirikët.

Hidhni kripë dhe piper.

Mbushni specat, në fund shtoni kaçkavallin e grirë në rende dhe piqni edhe 5 minuta në 220 gradë Celsius.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]