fbpx

Kështu pritet të jetë moti gjatë këtyre ditëve

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pritet të ketë zagushi, ndërsa pasdite vonë në disa rajone mund të ketë zhvillime të izoluara vranësirash konvektive të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe zhvillime lokale të izoluara të vranësirave. Do të jetë mjaft ngrohtë dhe me zagushi.

Pasnesër na pret mot i paqëndrueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të lehta, pra pritet freskim i motit, ndërsa reshje nuk priten në tërë territorin.

Ditëve të ardhshme më freskët. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira me riga ose ndonjë rrebesh lokal afatshkurtër shiu. Për fundjavë priten më shumë vranësira dhe më shumë reshje shiu./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]