97
Ylli televiziv Kim Kardashian ishte në ndeshjen e Arsenalit në Europa League kundër klubit portugez Sporting CP në stadiumin Emirates.
Kardashian u fotografua duke parë ndeshjen me djalin e saj, Saint.
Ajo u pa duke festuar kur Arsenali kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Granit Xhakës, teksa po bënte video.
Sporting barazoi me një golin spektakolar të Pedro Gonçalves nga pjesa e dytë përpara se skuadra portugeze të fitonte një penallti pasi barazimi i 16-tës së fundit përfundoi 1-1 të enjten dhe 3-3 në total.