Vala

Foshnjat që janë ngjizur me anë të fekondimin in vitro janë më shumë të rrezikuar nga kanceri.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar nga kërkuesit e Universitetit të Minnesota-s.

Rritja e rrezikut nga kanceri për këto foshnja të ngjizura në mënyrë “artificiale” qëndron tek problemet e fertilitetit që kanë prindërit e tyre dhe jo tek teknologjia që përdoret për realizmin e in vitros.

Kërkuesit kanë studiuar 276,000 fëmijë të ngjizur me fekondimin in vitro dhe 2.2 milion të tjerë të ngjizur në mënyrë natyrale, për një dekadë.

Shkalla e rrezikut nga kanceri tek këta fëmijë ishte 17 për qind më e lartë në fëmijët e fekonduar me IVF.

Megjithatë, rreziku ishte i vogël dhe i kufizuar në tumoret e rralla të mëlçisë që lidhen me infertilitetin dhe jo me teknologjinë.

Studimi u drejtua nga Dr Logan Spector, i cili ka botuar studime të ndryshme që tregojnë për rreziqet në rritje të shëndetit tek foshnjat e lindura me ndihmën e teknologjive riprodhuese.

MUND TË JU PËLQEJNË