fbpx

Këta janë tre personat që u plagosen mbrëmë në Pejë nga i riu deçanas

nga Revista Kosovarja

Melos Rrustemi nga fshati Strell i Deçanit është arrestuar nga policia e Kosovës, pas plagosjes së tre personave mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

Të plagosurit Shaban Dobra, Fisnik Dobra dhe Andi Dobra janë familjarë mes vete.

“Shabani është babai i Andit, kurse Fisniku djali i vëllaut”, bëjnë të ditur tutje burime të IndeksOnline.

Njëri nga tre të plagosurit është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi gjendja e tij cilësohet të jetë tejet e rëndë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]