fbpx

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në përditshmëri nëse dëshironi të keni fëmijë

nga Revista Kosovarja

Shumë çifte luftojnë për të pasur një fëmijë, duke u përballur edhe me aborte dhe zhgënjime të vazhdueshme.

Mjekët vlerësojnë se nëse jeni nën moshën 40-vjeçare dhe bëni seks të rregullt, ka 80 për qind mundësi që të mbeteni shtatzënë brenda vitit.

Por, nëse po përpiqeni në mënyrë aktive tani, ose shpresoni të keni fëmijë në të ardhmen e afërt, ka disa hapa që të gjithë duhet t’i ndërmarrin për të rritur shanset e shtatzënisë.

Doktoresha e fertilitetit, Natalia Crawford nga Klinika “Fora Fertility” në Teksas, ka ndarë disa këshilla për personat që po përpiqen të kenë fëmijë.

Ajo shpjegon se nëse dëshironi të keni fëmijë, bëni mirë të mos jeni konsumues të duhanit, ose ta ndërpreni atë.

Crawford gjithashtu thotë se nëse po provoni të mbeteni shtatzënë, duhet t’i shmangeni ekspozimit të panevojshëm ndaj plastikës.

“Pirja e ujit nga plastika ose ngrohja e plastikës në mikrovalë ose pjatalarëse. Këto plastika kontaktojnë kimikate që çrregullojnë endokrin që mund të prishin mënyrën se si truri dhe vezoret tona prodhojnë hormonet”, tha ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se kimikatet në sendet e përditshme mund të shkaktojnë kancer dhe të dëmtojnë zhvillimin e foshnjës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]