fbpx

Këto janë armët e konfiskuar në veri, grupi terrorist tentoi të kamuflohet si forcë e KFOR-it

nga Revista Kosovarja

Kanë rrjedhur në rrjetet sociale armët e konfiskuara gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, të cilat i posedonte grupi terrorist që sulmoi policinë duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Në foto shihet arsenal i armëve të ndryshme, por ajo që bie në sy është edhe mbishkrimi KFOR, ku sulmuesit tentuan të kamuflohen si ushtarë të KFOR-it për të vepruar më lehtë.

Armët janë të kalibrit të madh ndërsa aty shihen edhe predha e municione nga më të ndryshmet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]