fbpx

Këto janë dy problemet më madhore gjatë menopauzës

nga Revista Kosovarja

Problemet më serioze që një femër mund të përjetojë gjatë menopauzës janë ato të lidhura me osteoporozën dhe zemrën.

Osteoporoza/ Çdo ditë trupi i njeriut “shkatërron” indin e vjetër kockor duke e zëvendësuar me ind të ri kockor. Në këtë rigjenerim estrogjenët kanë një rol kryesor. Menopauza karakterizohet nga mungesa e estrogjenëve dhe për këtë arsye rigjenerimi i kockave nuk ndodh.

Për këtë arsye ato bëhen më poroze dhe shpesh thuhen me lehtësi shkruan dr. Elton Peci. Frakturat më të shpeshta që jep osteoporoza tek femrat në menopauzë janë ato të qafës së femurit dhe ato të vertebrave. Kjo gjendje quhet osteoporozë. Për këtë arsye femrat që janë mbi 45 vjeç duhet të kryejnë ekzaminime specifike rutinë për dendësinë e kockave (densitometria kockore).

Sëmundjet kardiake/ Në menopauzë, femrat janë shumë të predispozuara të preken nga sëmundjet kardiake. Edhe këtu akuzohet mungesa e estrogjenëve si shkak. Problemet mund të agravohen edhe me shtimin e faktorëve të tjerë si mbipesha, shfaqja e diabetit apo hipertensionit pohon dr.Elton Peci.

Të gjitha këto ndryshime rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Për këtë arsye femrat në këtë periudhë të jetës duhet të kontrollohen rregullisht tek kardiologu, të kenë një dietë të ekuilibruar, të mbajnë në kontroll gliceminë, yndyrnat në gjak dhe të kryejnë vazhdimisht ushtrime fizike. Në këtë mënyrë rreziku për sëmundje të zemrës do të reduktohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]