fbpx

Këto shenja ju tregojnë që keni probleme me cista

nga Revista Kosovarja

Në shumicën e rasteve cistet e vezores janë beninje, kiste folikulare që formohen dhe largohen me ciklin menstrual dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Por, ndonjëherë cistet janë shumë të mëdha dhe nuk hiqen vetë dhe mund të lindë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale që mos të bëhen kanceroze ose të shkaktojnë gjendje më të rëndë shëndetësore. Por cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të keni një cist në vezoren tuaj?

Mësojini më poshtë!

Dhembje të padurueshme barku:
Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhembjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe gjatë aktit seksual. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.

Ndiheni gjatë gjithë kohës fryrje barku:
Kjo lidhet edhe me madhësinë e cistit. Shumica e grave vuajnë nga kiste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqiri. Kështu që, nëse ndieni fryrje vetëm në pjesën e barkut dhe përreth, bëni një kontroll tek mjeku.

Keni dhimbje të përhershme mesi:
Cistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.

Hemorragji edhe nëse nuk jeni në ditët e ciklit:
Kur cisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu në hormone. Gratë me vezore policistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra ciste në mënyrë kronike, kanë hemoragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]