fbpx

KFOR: Zgjidhja për barrikadat të gjendet përmes dialogut, po planifikohen takime me të gjitha palët

nga Revista Kosovarja

KFOR-i në Kosovë ka njoftuar se për çështjen e barrikadave në veri, janë planifikuar takime në mes të gjitha palëve.

Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka thënë se të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën.

“KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s. Incidenti me persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve. Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.Sipas këtij misioni, zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut, teksa thuhet se komandanti i KFOR-it e mbështet dialogun për të gjetur një marrëveshje për zbutjen e tensioneve.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, ka deklaruar KFOR-i.

/Gazeta Blic/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]