fbpx

Khloe Kardashian kritikohet ashpër për foton ku shihet duke mbajtur me zinxhirë rreth qafës katër femra

nga Revista Kosovarja

Khloe Kardashian është kritikuar ashpër për një foto të rishfaqur nga Halloween i vitit 2003, në të cilën ajo ishte e veshur si tutore ndërsa mbante katër zinxhirë – secili i lidhur me qafën e një gruaje me ngjyrë.

Postimi i diskutueshëm rreth 38-vjeçares, u rishfaq në fillim të kësaj jave në nënfaqen e Reddit ‘r/KUWTKsnark’, e cila përcjell familjen e famshme të realitetit televiziv.

Posteri origjinal vendosi foton me mbishkrimin: ‘Të mos harrojmë kurrë, kjo ndodhi’.

Në foton e shkrepur në klubin e natës “Avalon” në Hollywood të Kalifornisë në tetor të vitit 2003, Khloe atëherë 19-vjeçe veshi një kostum të gjerë me vija ngjyrë të kaltër me një bluzë të bardhë dhe një sërë zinxhirësh ari, njëri në formën e një shenjë dollari dhe një tjetër një medaljon rrethore.

Ajo e kompletoj kostumin me një kapele të bardhë nga e cila vareshin flokët e saj bionde të errëta.

Secila nga gratë me Khloe veshi korse të bardha mbi të brendshme me të njëjtën ngjyr

Sipas The Independent, gratë që shoqëruan Khloe në foton e diskutueshme ishin aktorja Meagan Good dhe motra e saj La’Myia Good dhe motrat binjake Malika dhe Khadijah Haqq.

Khloe, e cila është nënë e vajzës True, katër vjeç, me ish-partnerin Tristan Thompson, 31 vjeç, u kritukua në komente për shfaqjen, pasi një përdorues pyeti: ‘Ideja e kujt ishte kjo?’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]