fbpx

Kiara surprizon Liesën shoqën e saj të ngushtë

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Liesa Haxhiasllani ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “S’e Luan Top-i”. Siç bëhet me çdo të ftuar, as Liesa nuk i shpëtoi një surprize, prej të cilës u emocionua shumë!

Ishte mikja e saj më e mirë dhe më e ngushtë, Kiara Tito, e cila nëpërmjet një video ka një mesazh për Liesën teksa përshkruan emocionet që ka përjetuar gjatë periudhës kur ka kaluar një pjesë të shtatzënisë me miken e saj, pasi siç e dimë Liesa gjithashtu së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

“Bekimi më i madh ishte të kalonim një pjesë të shhtatzënisë së bashku! Dhe dy shoqe të ngushta shtatzënë është mrekulli! Mezi po pres që Lunën ta bësh me një shok/shoqe!”- shprehet Kiara.

Mirëpo ne e dimë tashmë! Liesa është në pritje të një vajze dhe këtë lajm e bëri vetë të ditur pasditen e djeshme nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]