fbpx

Kiara Tito ka disa fjalë për kritikat në ‘Big Brother VIP Albania 2’

nga Revista Kosovarja

Kiara Tito po rikthehet në ekran me një program të ri, disa muaj pasi u bë nënë për herë të parë.

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, moderatorja dhe ish-banorja e shtëpisë së Big Brother, ka folur mbi jetën dhe karrierën profesionale.

Ajo ndër të tjerash i është rikthyer periudhës sa ishte në edicionin e dytë të Big Brother.

Pjesë nga biseda në studio:

Top Albania Radio: Si ka ndryshuar jeta e saj pas pjesëmarrjes në këtë spektakël?

Kiara Tito: Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë.

Top Albania Radio: Ka qenë më e vështirë jetesa brenda apo jashtë shtëpisë?

Kiara Tito: Gjithçka, po ta përmbledhim ka patur vështirësitë. Atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje. Të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër.

Top Albania Radio: Do ta kishte bërë edhe njëherë kërë rrugëtim?

Kiara Tito: Po. Domthënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]