fbpx

Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: Na falni që s’po u lejojmë të vidhni pa ua përmend

nga Revista Kosovarja

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj debatit të krijuar nga deputeti i VV-së, Salih Zyba, ku u përfshi ajo dhe kolegët e saj.

Sipas saj sulmet kanë ardhur pasi ajo dhe grupi i saj kanë kundërshtuar praktikat korruptive.

“A na falni, ju lutem? A na falni që nuk po ju lejojmë të vjedhni pa ua përmend?”, ka shkruar Kica-Xhelili në postimin e saj ironik, duke akuzuar indirekt përfaqësues të VV-së se po mbronin dhe justifikonin praktikat e korrupsionit.

Më tutje ajo ka thënë se, mobilizimi i aktivistëve të VV-së për t’i sulmuar, tregon se ajo dhe të tjerët po i pengojnë që të vazhdojnë me praktikat e padrejta.

“Qenkan mobilizuar i madh e i vogël në VV të na sulmojnë pse po na pengon korrupsioni”, thotë Kica-Xhelili.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]