fbpx

Kica Xhelili-VV’së: Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës

nga Revista Kosovarja

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë sot se kjo parti do ta luftojë korrupsionin duke filluar nga partia në pushtet, Vetëvendosje.Kica-Xhelili tha se LDK-ja është e vetmja parti që është pjesë e EPP-së, apo Partive Popullore Evropiane.

“Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë. Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës”, shkroi ajo në një postim në “Facebook”.Postimi i plotë:

Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë.Mbajeni mend – KORRUPSIONIN e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. KORRUPSIONIN do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush.

E ju në vend se të flisni për:🔴Mesazhet me Nagipin për tenderë të KEK;

🔴Për 270 milion euro kontrata ndër tavolinë;🔴Ministren që ndryshon rregulla për kunetër;

🔴Ministra të akuzuar për korrupsion, e deputetë që montojnë procese punësimi;🔴Milionët e Martinit e dostave tjerë të Albinit;

Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë.Mbajeni mend:

Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]