fbpx

“Kika” nominohet për kryeministër të Kosovës, i bindur se do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit

nga Revista Kosovarja

Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa e Ballit të Kombit, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit, ku kandidat për kryeministër do të jetë Kreshnik Husaj.

Husaj ka thënë se ky koalicion është bërë për mbrojtje të interesave të qytetarëve, madje synon fitore në zgjedhjet e caktuara më 9 shkurt.

“Që te dyja janë përgjigjur pozitivisht një bashkëpunim që ne kemi krijuar koalicionit PDU- Balli i Kombit. Ne jemi dakorduar që në zgjedhje të futemi si dy subjekte politike. Iniciativa e Ballit të Kombit është përgjigjur pozitivisht koalicionit tonë. Është koalicion që nisë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, për këtë ne sigurojmë që si koalicion të jemi të hapur edhe për partitë tjera politike. Fitorja jonë më së miri do të tregohet më 9 shkurt kur janë edhe zgjedhjet, ne kemi jemi koalicion për udhëheqjen e shtetit dhe synojmë të firojmë”, ka thënë Husaj.

Kryetari i Iniciativa Balli i Kombit, Avni Maloku ka thënë se synojnë bashkimin e kombit shqiptar.

“Në jemi të parimit të djathë politikë, synimi jonë është gjuha, atdheu, kombi dhe zoti. Ky është qëllimi jonë si parti që e kemi si synim. Më pas vijnë të tjerat si ekonomia e të tjera”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]