Disa foto të shpërndara nga Kim Kardashian po bëjnë xhiron e rrjetit. Në fundjavë Kim Kardashian organizoi një festë SIMS në Los Angeles. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau me më shumë se 357 milionë ndjekës një sërë fotosh nga festa.
Në morinë e fotove, nuk mund të mos vihej re njëra prej tyre. Një burrë misterioz qëndron krah modeles amerikane. Burri simpatik nuk mund të lihej pa u identifikuar, prandaj “detektivit” e kryen me sukses misionin e tyre.
Ai është fotografi i njohur Mert Alas. Nga “skanimi” i profilit të rij në Instagram u kuptua që Alas ka punuar me personazhe të njohur si Kate Moss, Madona, Julianne Moore, Ariana Grande e shumë të tjerë.
Sipas thashetheme që qarkullojnë në mediat e huaja romanca e Kim Kardashian me fotografin u krijua 8 muaj pas ndarjes së saj nga Odell Beckham Jr. Marrëdhënia e të cilëve zgjati nga viti 2023 e deri në fillim të vitit 2024.
Fshehtësia e raportit të Kardashian me Mert Alas nuk është më një çudi, pasi më herët 44-vjeçarja është shprehur publikisht se lidhja e saj do të ishte shumë private.