fbpx

Kimete Berisha, akull apo zjarr?

nga Revista Kosovarja

Gazetarja Kimete Berisha, sot ka një vështrim tjetër në shkrimin e saj në “Facebook”, aty ku i prezanton opinionet e saj mbi çështje të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Çka po thotë Kimetja sot?

– Të jesh e fortë e të dukesh e butë – kjo është çështja.

– Të jesh e shqetësuar e të dukesh e qetë – është marifet i madh.

– Të ndjesh hidhërim e të dukesh e ëmbël – është taktikë që mësohet
(të interesuarit për të mësuar se si të dukesh ndryshe e të ndjehesh ndryshe – të më shkruajnë privat 😂)

– Të bësh sikur nuk i di gjërat që i di- është talent i trashëguar.

– Të ndjehesh akull e të dukesh zjarr – është e paarritshme për Ty, xhan.

– Të kesh një informatë që do të mund ta rrëzonte qeverinë e të heshtësh – është madhështore.

– Të dukesh seksi e të mos kesh të dashur – është magjike.

(Ju doni të shtoni diçka – por s’keni çka
të shtoni – ky është problemi im).

Mitrovicë, 27.10.2022

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]