fbpx

Kina i detyron qytetarët të izolohen shkaku i përhapjes së COVID-19

nga Revista Kosovarja

Kina ka marrë vendim që shumë qytetarë në verilindje të  vendit të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre derisa janë duke luftuar me shtimin e numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Me varianti Omicron ka një numër të madh të kinezëve që janë prekur muajt e fundit.

Jilin, qyteti i dytë më i madh në provincën Jilin, do t’i mbyllë në shtëpitë e tyre rreth 4.5 milionë banorë për tre ditë nga nesër mbrëma, njoftuan autoritetet lokale.

Më shumë se 4,000 raste të reja u raportuan sot në të gjithë Kinën, dy të tretat e tyre janë shfaqur në provincën Jilin, e cila kufizohet me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Masat e reja nënkuptojnë se vetëm personeli mjekësor dhe punonjësit e tjerë kundër pandemisë do të autorizohen të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan The Times of India.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]