fbpx

Kina i jep fund mbylljes nga Covid-19

nga Revista Kosovarja

Nga 8 janari, Kina planifikon heqjen e karantinës për turistë dhe udhëtarë, njoftojnë autoritetet.

Pas gati tre vjet nga mbyllja e kufijve, ky vend do të rihapë dyert për të gjithë ata që kanë viza pune dhe studentore, ose duan të vizitojnë familjet.

Përkundër këtij vendimi, Kina ende po ballafaqohet me përhapjen e shpejtë të virusit. Madje, raportohet se spitalet atje janë të stërmbushura.

Numri i saktë i vdekjeve në baza të përditshme mbetet aktualisht i panjohur, sepse zyrtarët ndaluan publikimin e të dhënave për Covid-in.

Megjithatë, Pekini ka raportuar rreth 4 mijë raste të reja dhe pak viktima me Covid çdo ditë në javën e kaluar, raporton BBC.

Të dielën, autoritetet vendosën që mos të publikojnë më të dhëna për të infektuarit. Por kompania shëndetësore britanike e të dhënave “Airfinity” llogariti se Kina pret mbi 1 milion infektime dhe mijëra vdekje në ditë.

Kina është shteti i fundit në botë që liron masat pas tre vjet të mbylljes së kufijve dhe karantinës së detyrueshme për rastet me Covid dhe kontaktet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]