fbpx

Kina po mban anën e Serbisë karshi tensioneve në veri: Kundërshtojmë veprimet e njëanshme të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kina ka mbajtur anën e Serbisë, mes tensioneve të cilat po zhvillohen në veri të Kosovës.

“Kina e ka vëmendjen e plotë” në eskalimin e tensioneve dhe përplasjeve mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve serbë, ka thënë Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe kundërshton veprimet e njëanshme të ndërmarra nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, ka thënë Mao, citon e përditshmja kineze, Global Times.

Mao tha se Pikini “bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” ndërkaq i ka kërkuar NATO-s “të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve përkatëse”.

Për të tretën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave./Reporteri.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]