fbpx

Kina prodhon edhe “Rolls Royce-in për të varfrit”

nga Revista Kosovarja

Kina nuk ndalet së surprizuari botën, këtë herë me një SUV luksoz që ka pamjen e një Rolls Royce, por me një çmim që mund ta përballojë edhe klasa e mesme.

Bëhet fjalë për Zeekr 9X, një model i ri i kompanisë Zeekr, i cili është prezantuar së fundmi në Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve në Shangai. Me një dizajn që të kujton modelin Cullinan të Rolls Royce, ky SUV nuk lë askënd indiferent,,, të paktën në pamje të parë.

Pamja e jashtme është elegante, me një grilë që frymëzohet dukshëm nga stili britanik dhe me përmasa mbresëlënëse që e bëjnë të duket si një makinë “VIP-ash”. Megjithatë, ekspertët vënë re se i mungojnë disa nga teknologjitë më të avancuara që jemi mësuar të shohim te modelet europiane të klasës së lartë, siç janë dorezat e fshehura apo hapja automatike e dyerve.

Por ajo që e bën këtë makinë vërtet interesante është performanca. Zeekr 9X është një model hibrid, i aftë të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3 sekonda, duke konkurruar seriozisht me markat më të njohura luksoze në tregun ndërkombëtar.

Çmimi i tij? Sipas burimeve zyrtare, fillon nga 60,000 euro në tregun kinez, shumë më i përballueshëm se Rolls Royce-i origjinal apo një Range Rover i ri. Kjo e pozicionon Zeekr 9X si një opsion atraktiv për ata që kërkojnë luksin, por pa e shpenzuar një pasuri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]