fbpx

“Kishte dal për të blerë gjëra ushqimore”, dalin detaje të reja nga vrasja makabre në Gjinokologji

nga Revista Kosovarja

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë.

Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.
Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]