Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.
Abdixhiku ka thënë se kjo listë tashmë është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në 15-shën e parë janë: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Jehona Lushaku Sadriu dhe Anton Quni, Xhafer Gashi, Sibel Halimi, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Doruntine Maloku.
“Lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Abdixhiku.