Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë.
Lidhja e tyre bëri bujë të madhe mediatike për arsye se ata janë edhe kolegë në profesion e punojnë në të njëjtin televizion.
Por jo vetëm. Edhe diferenca që kanë në vite i ka vënë jo rrallë në qendër të vëmendjes e duke u komentuar shumë në rrjetet sociale.
Për ata që nuk e dinë, rikujtojmë se Arbana është 6 vite më e madhe se partneri i saj Eduarti.
Arbana është e lindur 7 maj të vitit 1983 kurse Eduarti më 7 maj 1989.
Eh pra nuk kanë thënë kot se “dashuria nuk njehë moshë“.