fbpx

Kjo është gjendja në lagjen e Pejës ku vdiqën nëna dhe biri i saj 5 vjeçar

nga Revista Kosovarja

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës.

Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Në lagjen “Asllan Qeshme” ku ndodhi ky rast tragjik gjendja edhe sot është e rënduar.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga atje, ku shihen dëmet e mëdha që janë shkaktuar në këtë pjesë të qytetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]