Këngëtari është i martuar dhe ka dy fëmijë me gruan e tij, megjithatë gabimet e së kaluarës po e ndjekin nga pas.
Lidhja me këngëtaren, Dafina Dauti, me të cilën ka një vajzë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, gjë e cila e bëri Kurtishajn të dalë me një deklaratë, shkruan “Kosovarja”.
Ai tha se ndihet i shantazhuar dhe nuk pajtohet me asnjë nga fjalët e Dafinës që i ka thënë sa ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Këngëtari tha se nuk ka qenë asnjëherë i martuar me të, por vetëm me gruan me të cilën është edhe sot.
Tutje, shton se Dafina e ka ditur se është i martuar dhe ka fëmijë.
Ndryshe, Tafil Kurtishaj sipas fotografive të publikuara nga bashkëshortja në rrjete sociale duket i lumtur me familjen e tij.
/Kosovarja/