fbpx

Kjo veshje e Kate Middleton rikthen stilin e princeshës Diana

nga Revista Kosovarja

Edhe pse adhuruese e nuancave neutrale dhe tokësore, gardërobës së Kate Middleton nuk i mungojnë nuancat e theksuara

Kate Middleton, ishte mahnitëse me një fustan ngjyrë të gjelbër të ndezur dhe një nga bizhuteritë ikonike të Princeshës Diana, teksa mbërriti me Princin William në ceremoninë e çmimit Earthshot 2022 në Boston.

E veshur me një fustan Solace London “Sabina” me mëngë të gjata (525 dollarë) të huazuar nga platforma e marrjes me qira Hurr, Kate përputhej me tapetin e gjelbër të eventit, dhe ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj mbërritën, u brohoritën nga një turmë e madhe fansash të mbledhur jashtë MGM Music Hall.

Flokët e saj ishin stiluar me onde të buta dhe kishte vendosur një palë vathë me shkëlqim verbues dhe një bizhuteri të njohur mbretërore: gjerdanin me smerald dhe diamant që Princesha Diana e vishte shpesh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]