Sot është dita speciale Elgit Dodës, me producentin dhe këngëtarin e njohur që feston datëlindjen dhe sigurisht, krah urimeve që ka marrë nga miq, të afërm dhe kolegë, fjalët më të ëmbla i ka marrë nga bashkëshortja, Klea Huta.
Me një postim në InstaStory, bashkangjitur me një foto të tyre ku shfaqen bashkë, Klea shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen producenti im “yll”. Jam suportuesja jote më e madhe, fansja jote më e madhe, fuqia & dobësia jote. Jam mikesha jote më e mirë përjetë. Elgit Doda, me u plak me ty Zotit ja kërkoj. Të du’ sa botën“
Kështu, moderatorja ka përdorur edhe vargje të Elgitit për ta uruar, ndërsa kujtojmë se cifti janë prindër të një djali, Krid, dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me një dasmë shumë të bukur verën që lamë pas.
Ndoshta, kjo datëlindje e producentit të njohur, mund të jetë akoma më speciale për ciftin, pasi përflitet se Klea mund të jetë sërish në pritje të ëmbël, megjithatë, derisa të ketë një reagim për këtë, momentalisht mund të urojmë vetëm Elgitin.